Ilustrim

Dy të arrestuar në Fushë-Kosovë për përleshjen mes 4 vetave

Policia e Kosovës njofton se në Fushë-Kosovë ka arrestuar dy burra të dyshuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka ndodhur edhe një rrahje, në të cilën janë përfshirë edhe dy të dyshuar tjerë.

Policia sqaron se dy të dyshuarit e tjerë të involvuar kanë qenë djemtë e njërit prej të dyshuarve që kanë pasur mosmarrëveshje.

Sipas Policisë, viktima është sulmuar fizikisht duke u goditur nga i dyshuari me  një gyp metalik dhe ka pësuar lëndime trupore.

I dyshuari i ka dëmtuar edhe derën e automjetit.

Viktima ka marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.