Ilustrim

Dy të arrestuar, dyshohet se ia vodhën viktimës atletet para derës së banesës

Dy persona të dyshuar për vjedhjen e një palë atleteve para hyrjes së banesës së një personi janë arrestuar në Fushë Kosovë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh. Rasti siç ka njoftuar Policia ka ndodhur dje në Rrugën ‘Hajrullah Zymi’, në Fushë Kosovë

Sipas policisë pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuari dërgohen në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë për shkak të dyshimit se ia kanë vjedhur të mbathurat – atletet ankuesit mashkull kosovar të cilat kishin qenë para hyrjes në banesën e ankuesit”, thuhet në raport të policisë.