Dy të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se dy persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur  gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 632.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  ka njoftuar se   41 raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus pas testimit të  654 mostrave të dyshimta.