Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dy shtetase të Maqedonisë së Veriut gjobiten në kufi për masat anti-Covid

 

Policia e Kosovës (PK) njofton se një dy shtetase të Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria.

Sipas Policisë të dy rastet janë të ngjashme dhe nuk kanë respektuar udhëzimet e zyrtarëve policorë për refuzim hyrje.

“Iu është shqiptuar tiketë sipas nenit përkatës”, thuhet në njoftim e Policisë.

Dy rastet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Han të Elezit.