Dubrovnik-Police Administration

Dy shtetas të Shqipërisë kapen me heroinë në Kroaci, qeni i policisë nuhati substancën - Pamje

Policia kroate ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë pasi kishin fshehur 20 pako me drogë, përkatësisht 11 kilogramë heroinë, në hapësirën e modifikuar të veturës nën ndërruesin e shpejtësisë dhe mbështetësen e krahut.

Qeni i policisë “Hunt” kishte ndihmuar policët në Komisariatin e Policisë Kufitare Grudë për të zbuluar 11.35 kg heroinë të paketuar në 20 pako.

Sipas medias kroate Jutranji.hr, kur personat tashmë të arrestuar, kanë mbërritur në pikën kufitare Karasoviqi të martën rreth orës 11:30, oficerët e policisë kanë profilizuar 30-vjeçarin dhe pasagjerin 44-vjeçar në automjetin e tipit “Audi” dhe kanë thirrur qenin detektiv i cili ka reaguar pozitivisht ndaj pranisë së drogës në pjesën qendrore të mjetit.

Me urdhër të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik është kontrolluar automjeti dhe janë gjetur 20 pako me gjithsej 11 kilogramë heroinë.

Shoferi dhe pasagjeri janë arrestuar dhe nga hetimi penal u konstatua se ata synonin të transportonin heroinë nga Shqipëria në tregun e Evropës Perëndimore.

Sipas këtij mediumi, kjo është kapja e dytë e madhe e drogës në Karasoviqi në një muaj.

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, efektivët e policisë së bashku me doganierët gjetën 5.4 kg heroinë dhe 5.6 kg kokainë në një autobus me tabela shqiptare, destinacioni i të cilit ishte tregu i Evropës Perëndimore.

Dubrovnik-Police Administration
Dubrovnik-Police Administration
Dubrovnik-Police Administration