Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kapen me dokumente të falsifikuara në kufi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka ndaluar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut nën dyshimit se kanë tentuar të kalojnë kufirin me certifikata të falsifikuara të vaksinimit COVID-19.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur sot në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit.

Tutje është thënë se lidhur me rastet është konsultuar prokurori dhe se me vendim të tij rastet iniciohen si “falsifikim i dokumentit”.

Policia ka treguar se rastet do të vazhdojnë të trajtohen në procedurë të rregullt.