Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut arresohen nga policia për kalim ilegal të kufirit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë dhe një  grua nga Maqedonia e Veriut pasi të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarve është bërë në Pikën Kufitare Hani i Elezit.

T dyshuarit janë shoqëruar në polici, ku është bërë verifikimi i tyre.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit për kalim ilegal të kufirit janë liruar,  ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.