Foto: Ilustrim
Dy shtëpi në Brestovik të Pejës përfshihen nga zjarri
05.9.2024 - 10:28
Më 04.09.2024, Policia ka marr informacion se një shtëpi në fshatin Brestovik të Pejës ishte përfshirë nga zjarri.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, Policia ka vërejtur se zjarri ishte përhapur edhe në një shtëpi tjetër.
Në raportin policor bëhet e ditur se njësitet policore dhe zjarrfikësit së bashku edhe me banorët kanë shuar zjarrin në tërësi, derisa nuk është raportuar për të lënduar.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, kurse rasti po hetohet si ‘zjarrvënie’.