Dy shkencëtarët që fituan Çmimin Nobel për Kimi, 6 tetor, 2021.

Dy shkencëtarë ndajnë Çmimin Nobel për Kimi

Dy shkencëtarë u shpërblyen të mërkurën me Çmimin Nobel për Kimi, për punën e tyre në “zhvillimin e organo-katalizës asimetrike”.

Në deklaratën e Komitetit të Nobelit thuhet se Benjamin List nga Gjermania dhe David MacMillan nga SHBA-ja fituan çmimin prestigjioz për zhvillimin e një “pajisjeje të re precize”, e cila përdoret për zbulimin e barnave të reja dhe krijimin e molekulave që mund të kapin dritën nga celulat diellore.

Teknika, e quajtur organo-kataliza asimetrike, e ka bërë shumë më të lehtë prodhimin e molekulave asimetrike – kimikate që ekzistojnë në dy versione, ku njëra është pasqyrë e tjetrës.

Fituesit e Çmimit Nobel do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë mbi 1.1 milion dollarë.

Ndarja e çmimeve Nobel për sivjet nisi të hënën, kur u dha çmimi për zbulimet në fushën e mjekësisë.

Të martën u dha çmimi për fizikë, ndërsa çmimet për letërsi, paqe edhe ekonomi do të ndahen në ditët në vazhdim. REL