Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Dy raste të vdekjeve të dyshimta

Policia e Kosovës ka njoftuar për raportim të dy rasteve të vdekjeve të dyshimta brenda 24 orëve të fundit.

Njëri rast, sipas Policisë, ka ndodhur në Prishtinë, ku një burrë është gjetur po shenja jete në banesën e tij.

Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti tjetër është shënuar në Podujevë, në orët e mbrëmjes së djeshme. Sipas Policisë, një grua është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, për të cilën mjeku ka konstatuar se ajo nuk kishte shenja jete.

Trupi i saj është dërguar për obduksion, ndërsa njësitë e hetuesisë dhe Prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes. Që të dyja rastet po hetohen nga Policia dhe po konsiderohen si raste të dyshimta të vdekjeve.