Instituti për Mjekësinë Ligjore - IML, 8 dhjetor 2022 - Foto: KALLXO.com

Dy raste të vdekjeve të dyshimta në Graçanicë dhe Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë me dije se janë duke u hetuar dy raste të vdekjeve njëra në Graçanicë kurse tjetra në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Sipas policisë dje në fshatin Badovc i Ri, në Graçanicë është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq një person ka raportuar në polici se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në raportin e policisë.