Ilustrim

Dy raste të sulmit ndaj zyrtarëve policorë

Janë raportuar dy raste të sulmeve ndaj personave zyrtarë policorë në 24-të orët e fundit.

Rastet kanë ndodhur në Prizren dhe Malishevë.

Në Malishevë në rrugën “Skënderbeu”, gjatë ditës së djeshme rreth orës 8:55, janë arrestuar dy persona, pasi që dyshohen se kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte në kryer të detyrës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa për sulmin në Prizren, është arrestuar një person. I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren rreth orës 11:00 të ditës së djeshme.

Viktima nga sulmi i pësuar ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.