Ilustrim

Dy raste të sulmeve seksuale në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka raportuar për dy raste të sulmeve seksuale të cilët kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit.

Rasti i para është raportuar se ka ndodhur në Prizren, dje rreth orës 13:30, kur gjatë patrullimit, njësia policore ka ndaluar një veturë të cilën ishte duk e drejtuar i dyshuari.

Sipas policisë në veturë ishte viktima e mitur për të cilën dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht.

Në lidhje me rastin, në konsultim me prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti i dytë është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 18:30, në Ferizaj.

Në këtë rast, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar  në mbajtje.