Dy raste të reja me CIVOD-19 në Suharekë 

Dy persona janë infektuar me virusin Covid-19 në Komunën e Suharkës.

Sipas njoftimit të IKSHPK, rastet e reja të cilët janë raste kontakti një nga fshati Bllacë dhe një rast në Komunën e Suharekës.

Nga data 08 shkurt  deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 maj 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 5.263.085 raste të COVID-19 dhe 337.813 raste të vdekjes.

Dalin rezultatet e 267 mostrave për COVID-19 në Kosovë