Foto: REL/Reuters

Dy raste të parave të falsifikuara në fshatrat e Gjilanit

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për dy raste të falsifikimit të parave.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Kmetovc të Gjilanit, mbrëmë rreth orës 19:30, kur ankuesi i cili ishte punonjës i një marketi, ka raportuar për një kartëmonedhë prej 100 eurove, nën dyshimin se ishte e falsifikuar.

Njësitet policore i’u kanë përgjigjur rastit, dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën.

Po ashtu, është konsultuar edhe prokurori i shteti i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë është raportuar dje rreth orës 19:00, në fshatin Bresalc, po nga komuna e Gjilanit, kur një punëtor i një marketi ka raportuar për një kartëmonedhe të 100 eurove, duke dyshuar se është e falsifikuar.

Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rastet po vazhdojnë të hetohen nga ana e policisë.