Arkiv Revole e konfiskuar nga Policia e rajonit të Prishtinës - Foto: PK

Dy raste të kanosjeve në Podujevë

Dy raste të ndryshme të kërcënimeve me armë janë regjistruar gjatë ditës së djeshme nga Policia në Podujevë.

Sipas raportit ditor të Policisë, dje rreth orës 15:00 pas një mosmarrëveshjeje, një person ka kërcënuar me armë një person tjetër.

Nga i dyshuari Policia ka arritur të konfiskojë një pistoletë jofunksionale. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me vendim të këtij të fundit rasti  është dërguar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i regjistruar dje në Podujevë është se për shkak të një mosmarrëveshjeje mes dy personave, njëri nga ta ka kërcënuar viktimën.

Policia ka konfiskuar një pisoletë me gaz, tetë fishekë dhe tri gëzhoja nga i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.