Dy raste të falsifikimit të kartëmonedhës 500 euro në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të falsifikimit të kartëmonedhës 500 euro.

Rasti i parë është raportuar në Fushë Kosovë. Atje është raportuar se një bankë ka pranuar një kartëmonedhë 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Rasti i dytë vjen është raportuar në Prizren. Edhe në Prizren banka ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim nga policia dhe rasti vazhdon të hetohet.