Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dy raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Njëri nga këto raste ka ndodhur në Pejë e tjetri në Gjakovë – teksa të dyshuarit janë burra e viktimat gra.

Policia tha se në rastin e raportuar më 05.12.2024 në 18:30h në Pejë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje është kacafytur me viktimën.

Policia tha se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Tutje, u tha se rasti i iniciuar si “dhunë në familje” është në procedurë hetimore.

Ndërsa, në rastin e raportuar në Gjakovë më 05.12.2024 në 09:38h, Policia tha se viktima është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Policia njofton se lidhur me rastin, viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar “urdhëri mbrojtës”, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe “me vendim të prokurorit” është dërguar “në mbajtje”.