Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit policor, në të dyja rastet – njëri në Pejë e tjetri në Prishtinë – të dyshuarit janë burra.

Sipas Policisë, rasti në Pejë ka ndodhur më 01.12.2024 në 12:41h. Policia tha se ankuesi ka raportuar se vazhdimisht ka dhunë psikike nga i dyshuari.

Policia tha se i dyshuari është në kërkim policor dhe se rasti është në hetime nga njësitë relevante.

Ndërsa rasti në Prishtinë ka ndodhur po ashtu më 01.12.2024 në 22:10h, e Policia tha se lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor,  pasi pas një mosmarrëveshje i dyshuari e kishte shtyrë.

Sipas Policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar. Ndërsa, rasti është në procedurë të rregullt hetimore.