Foto: Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës.

Rasti i parë raportohet se ka ndodhur në Fushë Kosovës, ku është arrestuar një person i dyshuari pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë sistematike ndaj babait të tij.

Rasti raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 5:20, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.

Ndërsa rast i dytë është raportuar në Podujevë, ku si pasojë e dhunës një grua ka pranuar tretman mjekësor, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga burri i saj dhe motra e burrit.

Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.