Dy raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka hapur dy raste për dhunë në familje, në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit, rasti i parë është raportuar në Drenas, dje rreth orës 15:36, ku është arrestuar një person i dyshuari pasi që i njëjti ka tentuar që të godas dy prindërit e tij.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar nga ky rast, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti i dytë është raportuar të ketë ndodhur në Fushë Kosovë, mbrëmë rreth orës 20:30.

Sipas policisë, në këtë rast është arrestuar një person i dyshuari pasi që i njëjti kishte sulmuar gruan e tij.

Viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.