Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dy raste të dhunës në familje në Prizren 

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy rasteve të dhunës në familje në Prizren, njofton Policia.

Dje rreth orës 17:00 është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë, rastin e ka raportuar viktima duke thënë se i dyshuari i tij ushtron dhunë në familje dhe ka probleme psiqike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të  prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime.

Ndërsa, mbrëmë rreth orës 20:00 ëshët arrestuar i dyshuari nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babain e tij. Policia ka njoftuar se sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë. 

I dyshuari është arrestuar , me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.  

Në raportin 24 orësh të Policisë janë raportuar edhe katër raste të dhunës në familje në rajonin e Pejës, tri në Pejë një në Deçan, një në Prishtinë dhe një në Gjilan.