Foto; KALLXO.com
Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë të raportuara në 24 orët e fundit
04.11.2024 - 10:11
Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për dy raste të dhunës në familje në Prishtinë, nga të cilat viktimat janë gra.
Të dielën më 03.11.2024 është arrestuar një burrë nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një grua.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në polici u raportua se të shtunën më 02.11.2024, një burrë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Policia raporton se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë kërkim të të dyshuarit.