Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje në Gjakovë

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar nga policia në rajonin e Gjakovës.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, rasti i parë ka ndodhur dje rreth orës 18:25, në të cilin policia ka arrestuar një person të dyshuar.

Policia tutje ka bërë të ditur se i dyshuar me të meta mentale, ishte bërë agresiv dhe ka sulmuar babin dhe vëllain e tij.

I dyshuari për këtë rast është dërguar në spitalin e psikiatrisë, dhe me urdhër të prokurorit është nën arrest.

Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur rreth orës 22:10, po ashtu në Gjakovë, kur viktima ka raportuar se është kanosur nga ish bashkëshorti.

Sipas njoftimit, ish bashkëshorti i viktimës ka kanosur atë se do i vras vëllain dhe i njëjti në momentin e kërcënimit ishte i dehur.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.