Dy raste të dhunës në familje në Fushë Kosovë

Dy raste të dhunës në familje në Fushë Kosovë janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Polici.

Në njërin rast dyshohet se një burrë ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa në tjetrin i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e mitur.

Sipas Policisë, dje rreth orës 15:00 është arrestuar një i dyshuar pasiqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 18:30 në Fushë Kosovë ku dyshohet se i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten dhe tre fëmijët e mitur.

Të gjitha viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa të dy të arrestuarit me vendim të Prokurorisë janë dërguar në mbajtje.