Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit raportohen në Ferizaj

Dy raste të dhunës në familje në Ferizaj janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Për rastin e parë, policia njofton se një grua ka pranuar trajtim mjekësor pasi ishtë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, për rastin e dytë, policia raporton se ka arrestuar një burrë, i cili kishte rrahur gruan dhe djalin e tij.

Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.