Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Një grua në Suharekë ka njoftuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë në familje.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:40.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”- ka njoftuar PK.

Në Gjakovë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër,

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00 pas një mosmarrëveshje.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”- ka njoftuar Policia.