Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Siç njoftohen nga Policia e Kosovës, rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i dyti në Pejë.

Nga të dyja rastet janë arrestuar dhe më pas dërguar në mbajtje tre persona të dyshuar.

Sipas Policisë, në kryeqytet rasti ka ndodhur dje, rreth orës 00:43.

“Dy burra janë arrestuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete” – thuhet në njoftim.

Tutje u tha se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë i ndodhur në Pejë, është thënë se ka ndodhur rreth orës 09:30.

Gjithmonë duke iu referuar raportit të Policisë, ankuesja ka njoftuar se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar nga i dyshuari.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.