Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Policisë, raste janë raportuar në Skenderaj dhe Podujevë.

Në Skenderaj, një grua ka raportuar në Polici se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gruaja ka marrë tretmanin mjekësor kurse burri pas intervistmit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30 dhe po trajtohet si “dhunë në familje”.

Edhe rasti tjetër, i cili po trajtohet njëjtë, ka ndodhur në Podujevë.

Edhe në këtë rast burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje.