ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Dy raste të dhunës ndaj grave, njëri lirohet në procedurë të rregullt

2 raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve.

Në të dyja rastet dyshohet se bashkëshortët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Në Fushë Kosovë rreth orës 2 të mëngjesit është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë rreth orës 16:40 është arrestuar një burrë pasi që pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur me bashkëshorten e tij, e kishte kanosur atë duke kërkuar nga ajo që të largohej nga shtëpia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.