Foto-ilustrim

Dy raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 15:20, kur viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Në lidhje me këtë rast, është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti i dytë është raportuar se ka ndodhur në Drenas, po dje rreth orës 17:43.

Policia ka bërë të ditur se në këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar gruan e tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të dërgohet në mbajtje.