Foto: KALLXO.com

Dy raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Gjakovës

Dy gra dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët e tyre në rajonin e Gjakovës, specifikisht në Gjakovë dhe Rahovec, njofton Policia përmes raportit 24 orësh.

Një i dyshuar është arrestuar të mërkurën rreth orës 21:00 në Rahovec nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë, rastin në Polici e ka raportuar babai i viktimës. Ndërkaq, viktimës për shkak të lëndimeve të marrura i ëshët dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec. Ndërsa pas intervistimit viktima është dërguar në shtëpinë e prindërve të saj.

I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.   

Ndërsa, në rastin tjetër është arrestuar një i dyshuar në Gjakovë rreth orës 16:00, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor. . 

Pas intervistimit me vendim të  prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë  të  rregullt.  Rasti nën hetime.

Në raportin 24 orësh të Policisë janë raportuar edhe katër raste të dhunës në familje në rajonin e Pejës, tri në Pejë dhe një në Deçan.