Ilustrim

Dy raste të dhunës ndaj familjarëve në Prishtinë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për dy raste të dhunës në familjes të cilët kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

Rasti i parë sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 14:45, në fshatin Hajvali në Prishtinë, ku është raportuar se pas një mosmarrëveshje, dy bashkëshortët mes vete kanë sulmuar njëri tjetrin fizikisht.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti i dytë është raportuar mbrëmë pak para mesnate, në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit të tij.

Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.