CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dy raste pozitive me COVID-19, asnjë rast i vdekjes

Dy persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga 1,328 testime të bëra nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përderisa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve.

Sipas raportit, 14 qytetarë del të jenë shëruar brenda 24 orëve të fundit.

IKShPK po ashtu ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 162 raste aktive me SARS-CoV-2.

Në total numri i rasteve pozitive me SARS-CoV-2 në nivel vendi ka arritur në 107mijë e 655 qytetarë të infektuar, 2,252 prej tyre kanë vdekur si dhe 105,241 qytetarë të tjerë janë shëruar.

Ndërsa sa i përket vaksinimit Institutit ka njoftuar se brenda 24 orëve, 518 persona janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.

Nga fillimi i vaksinimit deri më tani 134,391 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 prej tyre 19,518 janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021, përderisa më 15 qershor ka filluar vaksinimi masiv në nivel vendi.