Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Dy punonjës të Spitalit të Pejës dyshohen për përfshirje në rrahje
05.6.2024 - 15:54
Dy punonjës të Spitalit Rajonal të Pejës, dyshohen se janë përfshirë në një rrahje, gjatë së mërkurës (05.06.2024), mëson KALLXO.com.
Policia e Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar se rasti është cilësuar si sulm.
Zëdhënës i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për KALLXO.com se sulmi dyshohet se ka ndodhur në një lokal afër spitalit.
“Sot rreth orës 10:55 policia është njoftur se në një lokal afër spitalit rajonal janë përlesh dy persona. Policia ka dalë, i ka intervistuar dy të dyshuarit. Rasti është cilësuar si sulm. Është njoftuar prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt” – ka theksuar Gashi.