Dy projektligje nuk marrin mbështetje në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve

Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nuk ka mbështetur procedimin për miratim në Kuvendin e Kosovës të dy projektligjeve.

Anëtaret e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga kryetarja Verica Qeraniq, kanë shqyrtuar Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, me raportin me amendamentet e Komisionit Funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Po, nga ky komision është shqyrtuar edhe Projektligji nr. 08/L-115 për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Akcizën për Produktet e Duhanit, me raportin me amendamentet e Komisionit Funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Por, anëtarët e këtij komisioni nuk e kanë përkrahur procedimin e mëtutjeshëm të këtyre dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.