Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Dy prizrenas arrestohen pasi ndoqën një person i cili ra më pas nga një lartësi

Dy persona janë arrestuar pasi që po dyshohen se kanë ndjekur një person tjetër i cili gjatë ikjes ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:15 në rrugën “Kolë Jakova” në Prizren.

Policia ka njoftuar se edhe i lënduar në cilësinë e të dyshuarit është dërguar në trajtim mjekësor pas lëndime të rënda që ka marrë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, e me urdhër të këtij të fundit dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.