Dy policë të trafikut të infektuar me coronavirus

Dy zyrtarë policor kanë rezultuar me coronavirus ditëve të fundit pas mostrave të marra nga ana e IKSHP-së.

KALLXO.com mëson nga burime brenda policisë, se dy policët janë pjesëtarë të Njësitit të Trafikut.

Në anën tjetër në një  përgjigje për KALLXO.com, Policia e Kosovës ka treguar se në total janë gjithsej 27 zyrtarë policorë të infektuar me coronavirus.

Nga kjo shifër 11 janë shëruar dhe 16 raste janë ende aktive.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar në lidhje me zyrtarët policorë të infektuar me coronavirus.

Konfirmon Policia, 12 policë të infektuar me COVID-19 në Prizren

Pesë policë të Kosovës infektohen me coronavirus