Foto: Komuna e Ferizajt

Dy personat që u lënduan nga shpërthimi në Ferizaj, nisen sot për shërim në Austri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy persona të cilët kishin mbetur të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, do të  udhëtojnë sot për në Grac të Austrisë për të vazhduar trajtimin mjekësor.

MSH ka bërë të ditur se ata do të nisen me fluturimin e orës 14:45 përmes Aeroportit, “ Adem Jashari”.

“Ministri i Shëndetësisë  Armend Zemaj, bashkë me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger do të jenë në Aeroport në ora 13:00 për të përcjellë nisjen e tyre. Fluturimi me të cilin transportohen pacientët kryhet në ora 14:45.”, thuhet në njoftim.

Familjarët e të lënduarve nga shpërhthimi në Ferizaj që ndodhi të marten me 5 janar, ishin ankuar  se shteti nuk po arrin të sigurojë trajtimin në Turqi, për të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë.

Më pas, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se pas dërgimit në Turqi të katër të lënduarve nga djegia që pësuan në një lokal në Ferizaj, edhe dy pacientë do të shkojnë për trajtim mjekësor në Austri.

VIDEO – Pamjet e para të shpërthimit në Ferizaj