Dy persona u therën me thikë nga një përleshje mbrëmë në rrugën B në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të therur me thikë, pas një përleshje që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në ‘Rrugën B’ në Prishtinë.

“Nga hetimi preliminar janë ngritur dyshimet se, nga mjete të mprehta që dyshohet të jenë përdorur gjatë përleshjes, dy persona kanë përsuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia për KALLXO.com.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin e personave të dyshuar, lidhur me këtë rast i cili është iniciuar si vrasje në tentativë.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për një aksion të policisë që ndodhte në orët e vona të natës në ‘Rrugën B’ në Prishtinë, porse Policia e Kosovës, nuk dha ndonjë info shtesë për ngjarjen që po zhvillohej.

Policia me aksion në ‘Rrugën B’ në Prishtinë