
Zgjedhjet 2025. Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com
Dy persona u arrestuan në Prishtinë në ditën e Zgjedhjeve
10.2.2025 - 12:09
Policia në Prishtinë ka arrestuar dy qytetarë në ditën e Zgjedhjeve, më 09.02.2025, pasi dyshohen se vendosën disa pamfletë që ndërlidhen me Zgjedhjet.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 09:00.
“Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – njofton Policia, më 10.02.2025.
Policia e ka trajtuar rastin si “nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”. Sipas Ligjit për Zgjedhje, të gjitha partive politike, mbështetësve dhe kandidatëve të tyre u ndalohet të mbajnë fushatë nga fillimi i procesit të votimit deri në përfundimin e tij.
Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë Zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008.