Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Dy persona theren me thikë në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë therur me thikë dy persona tjerë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje çasti, dje rreth orës 21:30.

“Janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në trajtim mjekësorë dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile dhe se njëri nga të lënduarit është liruar.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, Policia ka treguar se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.