Dy persona të plagosur dhe një i lënduar në Mitrovicë të Veriut

Dy persona janë plagosur, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime gjatë rrahjes, mbrëmë në Veri të Mitrovicës. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i cili ka informuar se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetë.

Lidhur me rastin, disa persona janë shoqëruar në polici.

Sipas Hotit, rasti ka ndodhur pas një rrahjeje në një lokal.

“Disa persona janë shoqëruar në stacion, ndërsa hetuesit rajonal së bashku me stacionin janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin.”, ka informuar tutje Hoti./21Media