Ilustrim

Dy persona të maskuar e futën në veturë një grua dhe dyshohet se e dhunuan seksualisht, arrestohet një i dyshuar

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se dje, në orët e pasdites, dy persona të dyshuar të maskuar, me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe e kanë dhunuar seksualisht në Gjakovë.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar dhe i njëjti është arrestuar. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Brenda ditës, ka ndodhur edhe një rast tjetër në Gjakovë. Viktima ka raportuar se në 18:05, i dyshuari me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Policia njoftoi se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.