Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dy persona të arrestuar për vjedhje në Drenas

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Drenas, pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje në lokacione të ndryshme.

Sipas Policisë, gjatë bastisjes në një lokacion, pronë e të dyshuarve, policia ka gjetur gjësende të ndryshme të vjedhura dhe të njëjtat i ka sekuestruar.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.