Ilustrim

Dy persona të armatosur tentojnë të grabisin para në një zyre në Fushë Kosovë

Dy persona të maskuar dhe të armatosur dyshohet se kanë tentuar të grabisin kasafortën me para në një zyre në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje në ora 06:30.

Sipas ankuesve, të dyshuarit kanë kërkuar çelësin e zyrës në të cilën gjendej kasaforta.

Të dyshuarit pasi nuk kanë arritur ta marrin çelsin janë larguar në drejtim të panjohur.

“Kanë raportuar se dy të dyshuar të maskuar dhe armatosur kanë hyrë brenda në objekt dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar çelësin e zyrës në të cilën gjendej kasaforta me para, mirëpo pasi nuk kanë arritur t’i marrin, janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje thuhet se rasti nën hetime.