Dy persona sulmojnë një tjetër në Istog, nuk e lejuan të hapte kanal që të largohej uji i vërshimeve

Në shumë qytete të Kosovës, si pasojë e vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit, qytetarët u detyruan që të hapnin kanale të ndryshme që të largojnë ujin e mbledhur nga të reshurat.

Por, diçka e tillë nuk iu lejua një banori të fshatit Saradran në Istog, i cili përpos që u pengua që të hapte me ekskavator një kanal, ai edhe u sulmua fizikisht nga dy të dyshuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke penguar dhe mos lejuar që me ekskavator të hap një kanal për të larguar ujin si pasojë e të reshurave” – ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Saradran në Istog, dje më 21 nëntor 2022, rreth orës 15:00.

Tutje u tha se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajte ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.