Dy persona rrëmbejnë me forcë të miturën në Drenas

Dy persona të panjohur gjatë ditës së djeshme dyshohet se e kanë futur me forcë në makinë një vajzë të mitur dhe më pas e kanë liruar duke e shtyrë nga makina dhe lënë në rrugë.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima është dërguar në polici nga disa kalimtarë të rastit dhe më pas e njëjta ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Sipas policisë, rasti po hetohet nga njësitë relevante.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:20.