Foto: KALLXO.com

Dy persona rrahin pronarët e një kafeterie dhe një polic në Fushë Kosovë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia nën dyshimin se kanë rrahur dy pronarë të një kafeterie.

Policia ka sqaruar se rrahja ka ndodhur në Fushë Kosovë më saktësisht në rrugën “Hashim Hajdini”.

Përveç pronarëve të kafeterisë, njëri nga të dyshuarit sipas raportit policor ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

Edhe pronarët e kafeterisë edhe zyrtari policor kanë pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Ky i fundit sipas policisë ka dhënë urdhër që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.