Dy persona rrahën mes vete, bëhen për spital

Janë rrahur mes vete dhe nga lëndimet e pësuara, të dy personat e përfshirë në konflikt, kanë përfunduar në spital. Rasti ka ndodhur në komunën e Fushë-Kosovës, ndërsa Policia, raporton se kacafytja ka ndodhur pasi dy të dyshuarit e përfshirë, kishin mosmarrëveshje mes veti.

Palët e përfshira në rrahje janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajte.